Fushata e Obamës

04/09/2012 16:10

Ashtu si gjithmonë, vëmendja e kandidatëve në garën për Shtëpinë e Bardhë i kushtohet në mënyrë të veçantë shteteve të lëkundura, të cilat, me të gjithë gjasat, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në njërin prej tyre, në Ohio, Barack Obama u takua me punëtoret, e përmendi rimëkëmbjen e industrisë së automobilëve si një sukses për administratën e tij.

”Unë qëndrova ne krah të punëtorëve amerikane, i dola në krah prodhimit amerikan. Kam besuar tek ju dhe pikërisht ajo dorëzani që iu ofrua prodhuesve të automjeteve po jep sot fryte për Amerikën”, deklaroi Obama në fjalimin e tij.

Komentet e Presidentit erdhën në Ditën e Punës, e njëjta dite kur numri dy i administratës, Joe Biden deklaroi në Michigan, qendër kryesore të prodhimit të makinave, “Osama Bin Laden vdiq, por General Motors është gjallë”.

Kandidati republikan, Mitt Romney, nga ana tjeter e cilesoi ate “një shans për të festuar etikën e fortë amerikane të punës”, por tha se “për shumë amerikanë të papunë kjo është një ditë tjetër të shqetësuese, kur paga u mungon”.

Barack Obama shpreson shumë në rizgjedhje, por fitorja e nje mandati të dytë nuk është dhe aq e sigurtë, sepse shumë amerikanë nuk ndihen entuziastë si katër vite më parë.

Në 2008-tën, “Yes ëe can” ishte slogani me të cilin Obama karizmatik motivonte pasuesit e tij. por tani, optimizmi i ka lene vendin objektivizmit, e ndersa presidentit qe dikur premtonte ndryshim, tani i duhet te pranoje se “mbetet ende shume per te bere”.

Top Channel