Britani, studentët e huaj pa viza

04/09/2012 16:20

Përpjekjet për forcimin e sistemit të vizave studentore janë kritikuar ashpër nga një komision parlamentar në Britani si të keqplanifikuara, keqmenduara e premisë për kaos.

Në shënjestrën e komisionit të çështjeve publike ka përfunduar sistemi i vizave me baze pikësh i paraqitur në 2009-tën.

Ajo që nxiti lëvizjen ishte nisja e nje aksioni ligjor nga Universiteti Metropolitan i Londrës ndaj një pezullimi që iu bë rekrutimit të studentëve përtej detit.

Agjensia Britanike e Kufijve e nxorri këtë urdhër pasi zbuloi se shumë studentë të huaj nuk kishin të drejtën e qëndrimit në Britani.

Agjensia shteterore vazhdon të mbrojë vendimin e saj, të cilin e konsideron mëse korrekt, e thotë se do të kundërshtojë me forcë “çdo aksion ligjor”.

”Më shumë se një e katërta e studentëve në Universitetin Metropolitan janë pa viza të rregullta e përbëjnë një dështim sistematik të sistemit”, thuhet në deklaratën zyrtare.

Institucioni, megjithatë këmbengul se nuk ka prova për të tilla pretendime. Nisma prek gati 2 600 studentë të huaj, të cilët duhet të gjejne deri në 1 dhjetor kurse alternative ose të largohen nga Britania.

Raporti i komisionit ishte hartuar që përpara se “London Met” të kthehej në të parin universitet të Mbretërise së Bashkuar që zhvishet nga e drejta e pranimit të studentëve të huaj.

Sipas dokumentit, sistemi i pikeve jo vetëm nuk e ka frenuar emigracionin ilegal, por përkundrazi, e ka shtuar me 50 000 vetë numrin e studentëve të rremë.

Top Channel