Beyonce shmang Kim Kardashian

04/09/2012 21:05

Ndonëse partnerët e tyre janë miq të mirë dhe shëtisin botën në ture të përbashkëta, Beyonce nuk ka ndërmend të shndërrohet në një shoqe me Kim Kardashian, të cilën sipas mediave amerikane duket se ajo e përçmon thellësisht.

Këngëtarja dhe vajza e famshme e “reality-show” nuk kanë një marrëdhënie të mirë të përbashkët dhe siç raportoi revista amerikane “TMZ”, ato e shmangin njëra-tjetrën dhe pothuajse nuk flasin fare as kur ndeshen midis tyre.

Së fundmi, në një festival që po zhvillohet në FiIadelfia, Beyonce i bëri një shmangie publike Kim, duke sjellë raportin midis tyre në qendër të vëmendjes.

Një burim i afërt me këngëtaren, deklaroi për “New York Daily News”: “Kim dhe Beyonce nuk kanë pothuajse asnjë marrëdhënie midis tyre. Në koncert u ulën në pjesë të ndryshme të skenës dhe Beyonce nuk e mësoi prezencën e saj deri në fund të shfaqjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA