Siria, mision i pamundur

03/09/2012 00:00

Nuk ka veçse pak javë që e ka marrë detyrën e të dërguarit ndërkombëtar në Siri, por Lakhdar Brahimi që tani duket i dorëzuar.

Ne nje interviste dhene BBC-se, ai eshte shfaqur teper pesimist, duke e pershkruar misionin ne kete vend si thuajse ‘te pamundur’.
 
“E pranova kete post me syte e hapur, nuk kisha asnje iluzion. E dija sa e veshtire eshte, por tani duket gati i pamundur”, tha Brahimi.

Brahimi, diplomat i vjeter ne OKB, u caktua pas doreheqjes se Kofi Ananit, qe u largua me argumentin se nuk shihte me asnje mundesi per ta permbushur misionin e tij.

Luftimet ne Siri u pershkallezuan pavaresisht amerpushimit te ndermjetesuar nga Anani e sipas bilancit qe bejne aktivistet, viktimat qe nga fillimi i revoltes marsin e kaluar, jane 20.000.

Vetem gjate muajit gusht, nga te dhenat e observatorit sirian per te drejtat e njeriut, rezulton te kene humbur jeten 5.000 persona. Ne kete situate, puna e Brahimit duket si nje nga me te veshtirat ne bote.
Megjithate, ky ekspert i sprovuar i OKB-se mund te ofroje aftesite e duhura per zgjidhjen e nje konflikti ne te cilin te dy palet jane ngerthyer aq keq, sa duket se s`kane mundesi  tjeter pervecse te luftojne deri ne fund. Brahimi shpeshhere ka patur qasjen ‘as fitimtar, as humbes’ gjate ndermjetesimeve te meparshme, ku perfshihet dhe marreveshja e vitit 1989 qe solli fundin e luftes civile 15-vjeçare te Libanit.
I derguari i OKB-se po planifikon te hape sa me shpejt qe te jete e mundur zyren e tij ne Damask ose dhe ne Kajro, e te kaloje me shume kohe ne rajon. Per momentin megjithate, optimizmi i eshte fashitur dhe pritshmerite nuk i ka shume te larta. Konflikti i Sirise eshte shnderruar ngadale ne nje lufte te vertete civile, e numri i personave te shperngulur nga shtepite e tyre ka mberritur ne 1 milion.

Top Channel