Në Republikën e Kosovës të hënën ka nisur viti shkollor duke përfshirë mësimin ne shkollat fillore dhe të mesme.

Në bankat e klasës së parë do të ulen për herë të parë 36 mije 261 nxënës. Nderkohe mësimet
parauniversitare do t’i ndjekin 46 mijë nxënës në mbi 1 mijë objekte shkollore.E veçanta e këtij viti të ri shkollor sivjet është se për herë të parë nxënësit e klasës së parë në Kosovë e Shqipëri do të mësojnë nga e
njëjta abetare.

Tashmë është kthyer në traditë që për filloristët të jenë falas edhe tekstet shkollore.Fillimin e vitit të ri shkollor per nxenesit iu kanë uruar udhëheqësit më të lartë të vendit: presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, ministri Ramë Buja, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa dhe të tjerët.

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Rame Buja ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor 2012/13, të fillojë si duhet. Sa i përket anës teknike, ndonëse është besuar se do jenë të kryera 8 shkolla të reja deri në shtator, në pjesën e parë të shtatorit, pritet të përurohen vetëm 5 shkolla të reja.

Top Channel