Në orët e para të ditës së hënë, Departamenti Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës ka arrestuar një person që ishte arratisur nga burgu.

Operacioni për arrestimin u krye pas hetimeve dhe veprimeve operatie të zhvilluara në terren, të përqendruara në rajonin e Pejës.

Në pranga ka përfunduar i kërkuari Bajrush Berisha, të cilit i ishte dhënë një leje familjare për të dalë nga burgu në korrik, por që nuk ishte kthyer në përfundim të saj.

Gjatë kontrollit të agjentëve, personit të arrestuar i është gjetur një armë zjarri, tip pistoletë, e cila është sekuestruar.

Berisha është dënuar me burg pasi ka qenë i përfshirë në disa vepra të rënda penale si grabitje të dhunshme dhe shantazhe.

Top Channel