Honduras, gjenden 5 trupa të copëtuar

03/09/2012 21:20

Trupat pa kokë dhe të copëtuar të katër vajzave dhe një djali të ri janë gjetur të braktisur, të mbyllur në qese plastike mbeturinash, në Honduras.

Ngjarja e rëndë është verifikuar në rajonin La Seiba, një zonë-port në pjesën karaibike të shtetit të Amerikës Latine.

Sipas një zëdhënësi të policisë lokale, viktimat janë të moshave nga 16 në 22 vjeç dhe ende nuk janë identifikuar. Sipas burimit, ata u gjetën ditën e shtunë, në një rrugë në lagjet më të këqija të Rio Kangrehal.

Hondurasi konsiderohet nga OKB si vendi më i dhunshëm në botë, me një kuotë prej 85 vrasjesh çdo 100 mijë banorë.

Disa muaj më parë autoritetet vendase vendosën të zbrisnin ushtrinë për të mbrojtur qytetarët nga krimi, por ngjarja e ndodhur tregon se efektet e kësaj mase nuk po ndihen ende.

Për më tepër, në vitet e fundit banda të Hondurasit janë përfshirë në trafikun e drogës, duke bërë që në vend të regjistrohen përplasje të përgjakshme mes grupeve.

Top Channel