Mes objekteve me vlerë që qeveria greke do të nxjerrë në shitje për të përfituar diçka për t’i bërë ballë krizës ekonomike, spikat pallati i mbretit.

Godina historike ndodhet në veri të Athinës dhe përdorej në sezonet verore nga familja mbretërore e Greqisë, deri në rënien e monarkisë në vitin 1967.

Prona, e përbërë nga një pallat dhe disa ndërtesa të vogla, shtrihet në një sipërfaqe prej 42 kilometrash katrorë, përfshirë këtu 39 pyje, dhe ndodhet në malin Parnitha.

Shitja e pronës në fjalë mund të fusë në arkat e shtetit grek një shumë prej 150 milionë eurosh.

Kriza e rëndë ekonomike ku ndodhet e zhytur Greqia ka bërë që autoritetet e vendit të nxjerrin në shitje disa nga asetet më të rëndësishme të vendit.

Aktualisht në shtetin helen po diskutohet shitja e ishujve, por deri tani nuk është shitur asnjë prej tyre.

Gjithësesi, klientët e preferuar të banorëve helenë mbeten rusët, të cilëve ata u kanë shitur edhe disa nga shtëpitë që kanë në pronësi, për shkak të situatës së ngushtë ekonomike.

Top Channel