Çështja e fusnotës është një betejë e humbur për Serbinë. Kështu ka
vlerësuar vet Kryeministri serb, Ivica Dacic duke komentuar vendimet e
fundit.

Qeveria e Serbisë ka aprovuar mbrëmjen e së hënës një sygjerim ku thuhet se fusnota për Kosovën nuk është e detyrueshme.

“Me heqjen dorë nga takimet rajonale, në bazë të udhëzimeve të mëhershme, përfaqësuesit e Republikës së Serbisë kanë qenë të privuar nga mundësia që të përfaqësojnë interesat e shtetit kundrejt Kosovës e Metohisë dhe interesat e Republikës së Serbisë. Gjithashtu, me heqjen dorë nga takimet rajonale, Republika e Serbisë ka pasur dëme direkt dhe indirekt”, thuhet ne vendim e qeverisë.

“Ne kemi pranuar gjëra edhe më të dhimbshme”, ka thënë Daçiç, duke sqaruar se “në marrëveshje nuk shkruan nëse fusnota duhet të qëndroj ose jo në tabelën e delegacioneve të përfaqësuara”. Tadiç ka thënë ai, shtrëngon duart me Thacin kurse tjerëve ua ka ndaluar të marrin pjesë në forumet rajonale. Aleksandar Vuin, shef i zyrës për Kosovën, ka thënë se kjo vetëm tregon se Serbia respekton marrëveshjet e saj.

Top Channel