Birra e Presidentit Obama

03/09/2012 00:00

Shtëpia e Bardhë është dorëzuar më në fund përballë kureshtjes që ka
gërryer amerikanët nga të dy kampet politike dhe ka pranuar të publikojë
recetën e Barak Obamës për birrën e prodhuar në mënyrë artizanale me
aromë mjalti.

Nje blog me titullin “urrah per shefin” zbulon perberesit kryesore te dy llojeve te birres se prodhuar ne Shtepine e Bardhe, nder te cilet sigurisht edhe mjalti, qe vjen nga bletet e rritura aty. Per presidentin, ajo eshte kthyer edhe ne nje marke fushate. Sondazhet tregojne ne fakt se ‘votuesit e pavarur’ te klases se mesme jane konsumues te medhenj te ‘bjondeve’, siç i quajne, madje edhe me shume se demokratet e Republikanet. Obames i nevojitet mbeshtetja e tyre e per kete arsye, e ka bashkuar pasionin me te dobishmen.   

“Jemi ne kuzhinen e Shtepise se Bardhe dhe teper te emocionuar per prodhimin e birres se saj. Kete here, kemi nxjerre Honey Ale-n dhe po pergatisim Honey Porter. Amerikanet e prodhojne birren edhe ne shtepite e tyre apo neper garazhe, ndaj presidenti mendoi se do te ishte nje ide shume e mire te bashkohej me popullin e vet ne nderimin e kesaj tradite”, tha Sam Kass, asistent i Shtëpisë së Bardhë.

Detajet e recetes u mbajten te fshehta deri ne momentin kur 13.000 vete firmosen nje peticion online ku kerkonin me shume informacion. Nje video e Shtepise se Bardhe u postua paskesaj ne internet me momentet e prodhimit te birres se shumeperfolur. Ciniket megjithate mendojne se pas ketij veprimi ka qellim epolitike. Nje prej klisheve me te vjetra politike amerikane thote se njerezit votojne njeriun me te cilin do te preferonin te pinin nje birre, dhe rivali i Obames ne zgjedhjet presidenciale te nentorit, Mitt Romney i besimit mormon, nuk pi alkool.

Top Channel