Tërmet në Itali, nuk ka dëme

02/09/2012 17:30

Lëkundje të tokës janë ndjerë në Italinë fqinje me magnitudë 2.8 të shkallës Rihter.

Tërmeti kthen frikën e tragjedisë të disa muajve më parë pikërsht në zonën e Emilias që shkaktoi dhjetra viktima dhe të plagosur.

Lajmi për tërmetin i është transmetuar popullsisë së Mantovës, Modenës dhe Reggios, të cilat u prekën edhe nga vala e tërmeteve të disa muajve më parë.

Nga verifikimet e bëra nga Salla e Situatave në Departamentin e Mbrojtjes së Civilëve nuk rezultojnë dëme në persona ose dëme materiale.             

Sipas të dhënave të regjistruara nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkaneve aktiviteti sizmik është regjistruar në orën 14:08, në tre kilometra thellësi.

Top Channel