Siri, masakër afër Hamas, 35 të vrarë

02/09/2012 17:17

Të paktën 35 persona, shumë prej te cilëve të afërm të së njëjtës familje, janë vrarë gjatë një ekzekutimi të ndërmarrë nga forcat e regjimit sirian në provincën e Hamas.

Duket se gjithcka ka nisur nga një bombardim, në fshatin e Al Fan al Shamali në një nga provincat më të përgjakura gjatë muajve të fundit, që kur konflikti sirian ka nisur.    

Lajmin e bën të ditur komiteti i koordinimit lokal, sipas të cilit viktimat vetëm gjatë ditëes së dielë janë 67 në të gjithë vendin të paktën deri orët e pasdites.  

Ndërkohë rebelët sirianë kanë kapur të shtunën të paktën 16 anëtarë të forcave të armatosura të qeverisë, pas një sulmi në bazën e mbrojtjes ajrore Boukamal, në lindje të vendit.

Pikërisht bazat ajrore pritet të kthehen në “mollën e sherrit” mes besnikëve të regjimit të Bashar al Assad dhe kryengritësve, burime nga të cilët bëjnë me dije se janë regjistruar 1600 viktima në 7 ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA