Shtyp 29-vjecarin më pas përplaset me murin
02/09/2012 17:48
Shtypi një njeri, u largua nga vendgjarja pa dhënë ndihmën e parë, por e mbylli historinë duke u përplasur pas një muri.
Patrulla e policisë e cila e arriti pas sinjalizimit të një tjetër shoferi, e gjeti pozitv në testin e alkoolit dhe e ka arrestuar.
Gjithcka kishte ndodhur një natë më parë afër, orës 2:00, në Sarevezza të Italisë.
Personi i shtypur, një 29-vjecar, sapo kishte parkuar makinën e tij, tani ndodhet i shtruar në spital në gjendje mjaft të rëndë.
Top Channel