Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam
Pas përplasjeve të shumta diplomatike mes Argjentinës dhe Britanisë së Madhe për cështjen e sovranitetit të Ishujve Falkland në Atlantik, banorët e këtij të fundit vendosën t’u drejtohen kutive të votimit për të vendosur për këtë cështje.
Këshilli Ekzekutiv i këtyre ishujve me popullsi që nuk kalon 4 mijë banorët, vendosi marsin e vitit të ardhshëm për mbajtjen e një referendumi për të vendosur mbi sovranitetin, nëse do të zgjedhin Britaninë apo Argjentinën.
Referendumi është mbështetur nga Londra që hodhi idenë pas përplasjeve dhe tensioneve diplomatike me Argjentinën. Kjo e fundit pretendon sovranitetin mbi këtë grup ishujsh, duke i cilësuar si pjesë natyrale të territorit të saj.
Presidentja argjentinase disa herë është përpjekur që cështja të disktohet në OKB, por kjo ka hasur në veton e Britanisë. Mes dy vendeve, në vitet 1980 pati edhe një konflikt të shkurtër, por të përgjakshëm për cështjen në fjalë.
Top Channel