Një 40-vjeçar shqiptar u ekzekutua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes në lagjen Kalithea te Athinës.

Sipas policise, viktima ndodhej nen shoqerine e mikeshes se tij, nje 30-vjeçare ukrainase, ne momentin kur dy persona te panjohur,u afruan ne bordin e nje motoçiklete dhe hapen zjarr me automatike kallashnikove.

Prej plumbave, 40-vjeçari, i cili ishte dhe objektivi i ekzekutoreve, gjeti vdekjen e menjehershme, ndersa partnerja e tij ukrainase u dergua ne spital me plage te renda. Forcat e rendit kane nisur menjehere nje hetim mbi ngjarjen. Per te hedhur drite mbi rrethanat e krimit, pritet deshmia e 30-vjeçares, e cila do te intervistohet prej agjenteve,sapo gjendja e saj te permiresohet.

Policia dyshon per larje hesapesh midis bandave te nates te kontrolluara prej mafias ruse dhe asaj shqiptare,te cilat prej kohesh jane ne lufte per kontrollin e klubeve te nates ne pjesen bregdetare te kryeqytetit helen, ku çdo nate nderrojne duar miliona euro prej trafikut te droges, alkoolit dhe prositucionit.Trupi i viktimes u dergua ne morgun e Athines ne pritje te ekspertizes.

Top Channel