Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve nga diktaturat, ish-të përndjekurit politikë kërkojnë gjetjen e eshtrave të 4 500 qytetarëve të vrarë e zhdukur nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Në këtë datë kur e gjithë bota nderon kujtimin e viktimave të diktaturës, të përndjekurit politikë kritikojnë ashpër strukturat e shtetit për lënien në harresë të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për demokracinë.
“U mbushën 22 vjet që nuk janë gjetur eshtrat e 4 500 të pushkatuarve pa gjq nga diktatura komuniste. Klasa politike hesht, ndërsa me mijëra familjarë kërkojnë ende vendin ku të nderojnë të afërmit e tyre. Ne jemi këtu në këtë ditë, për të kujtuar se Gjergj Fishta kërkon eshtrat, Sazan Hadëri në Burrel gjithashtu, Xhelal Koprenca thërret nga Spaçi e mijëra qytetarë të tjerë vazhdojnë të mos dihet se ku janë varrosur”, deklaroi Besim Ndregjoni, kryetar i shoqatës së të Përndjekurve Politikë.
Harresën që po tregohet ndaj të zhdukurve, kur vendi feston 100-vjetorin e pavarësisë, të përndjekurit politikë e cilësojnë një krim të dytë ndaj viktimave të komunizmit.
Top Channel