Për herë të parë në një takim trepalësh, Trump, Putin dhe Xi Jinping pritet të diskutojnë për armët bërthamore Kandidati për zv.president të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan premtoi një “ndryshim të madh” të Amerikës, në fjalimin e parë të konventës së republikanëve që po mbahet në Tampa të Floridës.
Kongresmeni nga Uiskonsin tha se ai dhe republikani i emëruar për Shtëpinë e Bardhë, Mitt Romney, nuk do t’u bëjnë bisht çështjeve të mëdha.
“Pas katër vitesh vërdallosje, Amerika ka nevojë për një ndryshim të madh dhe njeriu i duhur për këtë është guvernatori Mitt Romney”, tha Ryan në fjalimin e tij.
Në këtë fjalim, në ditën e dytë të konventës, zoti Ryan tha gjithashtu: “Ne do t’i zgjidhim problemet ekonomike të këtij vendi. Unë do të ulem bashkë me ju. Nuk kemi shumë kohë”.
Në atë që ishte paraqitja më e madhe publike e tij, kryetari i komisionit ekonomik në Dhomën e Përfaqësuesve, pranoi gjithashtu emërimin për kandidimin për zv.president.
“Ne nuk do t’i anashkalojmë çështjet e vështira. Ne nuk do të kalojmë katër vjet duke fajësuar të tjerët, ne do të marrim përsipër përgjegjësinë”, theksoi 42-vjeçari.
Senatori i Arizonës, John McCain, kandidat për president në vitin 2008, është në podium bashkë me ish-sekretaren e Shtetit, Condolezza Rice, e cila do të mbajë gjithashtu një fjalim.
Zoti Romney do të sfidojë Barack Obama-n për drejtimin e shtëpisë më të fuqishme në botë në zgjedhjet e nëntorit.
Top Channel