“Isaac” humbet forcë

29/08/2012 18:40

“Isaac” ashtu sic u parashikua më herët, u dobësua ndjeshëm në momentin kur vorbulla e tij mbërriti në New Orleans, mëgjithatë autoritetet vijuan të bëjnë thirrje për banorët që të tregohen të kujdesshëm.

Mbi 550 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike në gjurmët ku kaloi “Isaac”. Kompanitë energjitike njoftuan lajmin duke shtuar më tej se po bëhet gjithcka për riparimin e linjave të dëmtuara nga erërat e forta.

Ndërkohë, Instituti Amerikan i Uraganëve, pasi përcolli lajmin pozitiv të uljes së fuqisë së “Isaac” njoftoi se për shumë banorë nuk ka kaluar as gjysma e së keqes. Sipas këtij instituti, banorët e zonave të prekura në Gjirin e Meksikës do vijojnë të përballen me shira të dendur dhe erëra të forta në orët në vazhdim.

Zona të tëra ndodhen nën ujë dhe diga prej 8 metrash e New Orleans, e konsideruar si “Muri i Madh” i qytetit, është u kapërcye nga vërshimet e ujit në disa sektorë të saj. Dhjetra telefonata me thirrje për shpëtim kanë mbërritur drejt autoriteteve të emergjencës. Megjithatë, për momentin nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Gjendja e emergjencës do të vijojë të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

“Isaac”, e nisur si stuhi tropikale, u mori jetën të paktën 24 personave në Haiti dhe Republikën Domenikane. Me të prekur brigjet e Luizianës në Shtetet e Bashkuara, stuhia ndërroi status në uragan.

Top Channel