Hije të Luftës së II Botërore mbi Mynih

29/08/2012 17:45

Autoritetet gjermane kryen shpërthimin e kontrolluar të një bombe 250 kilogramshe e mbetur në periferi të Mynihut që nga periudha e Luftës së Dytë Botërore.

Bomba u gjet gjatë punimeve për hapjen e themeleve të një kantieri ndërtimi. Menjëherë u informua autoritetet dhe specialist të aktivizimit të bombës u dërguan në vendngjarje. Pas shumë përpjekjesh, për shkak të amortizimit të sipërfaqes së jashtme të bombës, xhenierët u dorëzuan duke hequr dorë nga çaktivizimi i bombës.

Kjo çoi në vendimin për të kryer një shpërthim të kontrolluar. Dhjetra thasë me rërë u vendosën mbi bombën për të zbutur shpërthimin e saj. Megjithatë, jo gjithcka shkoi sipas planeve. Fuqia e shpërthimit rezultoi shumë herë më e madhe se sa përllogaritja. Flakë e shtëllunga tymi u ngritën në qiell ndërkohë që u thyen xhamat e ndërtesave në një rreze të gjërë veprimi. Fatmirësisht nuk pati viktima.

Bomba ishte e prodhimit amerikan dhe i përkiste ditëve të fundit të Luftës së Dytë Botërore, ditë kur aviacioni amerikan bombardoi gjithë Gjermaninë naziste.

Top Channel