" /> ">

Avioni i rrëmbyer rezulton “alarm fals”

29/08/2012 00:00

Përfundoi pa asnje incident nje “drame” rreth një avioni pasagjerësh, i cili u dyshua se u mor peng në fluturim dhe qe u ul rreth orës 15:00 në aeroportin e Amsterdamit, në “Schihpol”, i detyruar nga gjuajtësit F-16.

Avioni ishte nisur nga Malaga dhe lajmi i rrembimit u konfirmua nga disa agjensi te medha lajmesh, perfshi “Reuters”, por pasi forcat speciale hyne ne bordin e avionit, pane se gjithcka ishte normale dhe se nuk kishte asnje situate pengmarrje.

Vete kompania spanjolle që operon avionin, e quajtur “Vueling”, theksoi gjate te gjithe kohes se nuk kishte asnje ngjarje te dyshimte ne bordin e avionit te saj.

Por, autoritetet u bene skeptike pasi avioni ndryshoi kurs në fluturim dhe ndërpreu komunikimet, duke bërë të
besohej se ai ishte vendosur nën kontrollin e personave të tretë.

Eshte ende e paqarte nese ndalimi i komunikimit dhe dalja jashte kursit perpara uljes ne Amsterdam i atribuohet nje defekti teknik.

Përshtjellimi ne toke u thellua ne minutata e para pas uljes nga mungesa e komunikimit midis pilotëve dhe kullës së kontrollit.

Në Amsterdam, është ende i freskët kujtimi kur një avion “Boeing” i kompanisë izraelite “El Al” u përplas mbi një lagje të banuar të qytetit, pas një defekti teknik dhe kjo beri qe autoritetet te tregonin nje kujdes te shtuar.

Aksidenti në avionin e mallrave i kushtoi jetën tre anëtareve të ekuipazhit dhe 39 shtetasve që ndodheshin brenda banesave të tyre në momentin e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA