Australi, peshkaqeni sulmon sërfistin

29/08/2012 08:25

Një sërfist australian është sulmuar nga një peshkaqen dhe ka pësuar plagë në bark dhe në krahun e djathtë ditën e martë, në kohën që po bënte sërf në ujërat e Red Bluff, në veri-perëndim të Australisë.

34-vjeçari është shpëtuar nga një shok i tij dhe është transportuar nga plazhistët drejt një ambulance përgjatë një ore e gjysmë rrugë. Më pas është dërguar me helikopter në spitalin më të afërt që gjendej 140 km larg.

Ky sulm vjen gjashtë javë pasi një tjetër sërfist, Ben Linden, 24 vjeç, u vra nga një peshkaqen i bardhë i gjatë 5 metra.

Linden ishte viktima e pestë në dhjetë muajt e fundit nga sulmet e peshkaqenëve në Australi.

 

Top Channel