Kolumbi, bisedime mes qeverisë dhe Farc

28/08/2012 03:10

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka konfirmuar se qeveria e tij është në bisedime me grupin më të madh rebel të vendit, Farc.

Në një deklaratë dhënë në televizionin shtetëror, Santos tha se po përmbush detyrën e tij “të kërkimit të paqes”.

Mediat kolumbiane raportojnë se në Kubë është arritur një marrëveshje për bisedime të mëtejshme.

Gjithashtu, Juan Manuel Santos bëri të ditur se është i hapur për dialog edhe me grupin e dytë më të madh rebel të Kolumbisë, ELN.

‘Telesur’ bën të ditur se raundi i parë i bisedimeve të paqes do të zhvillohet më 5 tetor, në Oslo (Norvegji).

Farc luftojnë ndaj qeverisë kolumbiane që nga viti 1964.

Top Channel