Konventa e Republikanëve

27/08/2012 22:50

Republikanët amerikanë kanë çelur Konventën Kombëtare, ndërsa përgatiten për të shpallur zyrtarisht Mit Romnin si kandidatin e tyre për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Uragani Ajzak nuk do të godasë Tampan, në Florida, ku janë mbledhur mbi 50 mijë republikanë, por sipas analistëve, stuhia mund të lërë në hije dy fjalimet kyçe, atë të Mit Romnit dhe Pol Rajanit. Të hënën pati një çelje simbolike të Konventës dhe kreu i Komitetit Kombëtar, Reins Pribjus shpalli axhendën për tre netët e ardhshme.

Kongresmeni i Uiskonsin, Pol Rajan, i njohur për punën e tij për buxhetin do të përballet me audiencën të mërkurën në darkë. Republikanët shpresojnë se Konventa do ta ndihmojë partinë dhe kandidatin e saj, Mit Romni, për tu ngritur mbi problemet aktuale politike në SHBA.

Ata do të fokusohen në mesazhin ekonomik për taksat, reformat, si dhe të përkufizojnë politikat e Obamës si shkakun kryesor të shërimit të ngadaltë ekonomik të vendit.

Ndërsa konventa filloi, një sondazh i Uashington Post dhe ABC Neës tregoi shumë pranë njëri-tjetrit kandidatët për Shtëpinë e Bardhë.

Top Channel