Afganistan, 17 civilë me koka të prera

27/08/2012 00:00

Terrori i talebaneve ne Afganistan nuk ka te ndalur. Viktimat e fundit
te dhunes se tyre jane 17 civile te ekzekutuar ne menyre makabre vetem
sepse guxuan te marrin pjese ne nje feste. Trupat e pajete te dy femrave
e 15 meshkujve u gjeten te hedhur ne nje rruge te rajonit Musa Qala, ne
provincen jugore te Helmandit.

Disave u ishte prere fyti, te tjereve koka. Nje pjese e viktimave kishin shenja qe tregonin se jane rrahuar perpara vrasjes apo dhe plage te shkaktuara nga plumbat. Sipas zyrtareve lokale, burrat ishin mbledhur per te degjuar muzike e te shihnin grate duke kercyer, kur jane bere pre e nje sulmi, me te gjithe gjasat veper e talebaneve qe e kundershtojne rreptesisht shoqerimin e meshkujve me femrat. Episodi i rende vjen ne kohen kur ne te njejten zone te trazuar te Afganistanit, nje mesymje e talebaneve i kushtoi jeten 10 ushtareve afgane.

200 kryengrites moren pjese ne sulm e 11 prej tyre mbeten te vrare.Ne lindje te vendit nga ana tjeter, dy ushtare amerikane u qelluan per vdekje nga nje rekrut i ushtrise kombetare afgane. Incidente te tilla, te njohura tashme si sulme “te gjelbra mbi blu” per shkak te ngjyres se uniformave perkatese, i kane marre jeten 42 trupave te huaja brenda ketij viti ne Afganistan.

Aktualisht, 130.000 trupa blu te NATO-s luftojne rebelet perkrah 350.000 te gjelberve afgane.Vendet e aleances po pergatiten t’i terheqin trupat luftarake nga Afganistani deri ne 2014-es, dhe ne terren do te mbeten vetem forcat trajnuese.

Top Channel