Për herë të parë në një takim trepalësh, Trump, Putin dhe Xi Jinping pritet të diskutojnë për armët bërthamore
Ndërsa mbetet edhe një javë deri në fund të muajit, gushti është që tani muaji më i përgjakshëm në konfliktin 17-mujor në Siri.
Sipas të dhënave të publikuara prej forcave të opozitës, më shumë se 3 700 persona, shumica civilë, kanë mbetur viktima të konfliktit.
Ndërkohë, në vend luftimet po intensifikohen, me forcat e ushtrisë së rregullt që kanë lëshuar një sulm të gjerë frontal, të ndihmuar nga bombardimet e artilerisë dhe të avionëve ushtarakë.
Alepo, kryeqendra e veriut vazhdon të jetë i ndarë në një betejë urbane, ndërsa përplasje regjistrohen edhe në kryeqytetin Damask.
Luftime po zhvillohen edhe në Idlib, qytet i bombarduar rënda gjatë së shtunës.
”Forcat e ushtrisë janë vënë në ndjekje të terroristëve në Alepo dhe në të gjithë vendin”, raportoi gjatë ditës televizioni shtetëror. “Gjatë ditës, shtatë makina të pajisura me mitroloz u shkatërruan, disa terroristë u vranë dhe armët e tyre u sekuestruan”, vazhdoi raportimi.
Gjatë të gjithë vendit, disa dhjetëra persona humbën jetën në këto luftime të reja të përgjakshme.
Top Channel