Meksikë, policia qëllon diplomatët amerikanë

25/08/2012 16:05

Dy punonjës të ambasadën amerikane në Meksikë u plagosën, pasi forcat e policisë hapën zjarr gabimisht ndaj tyre në pjug të kryeqytetit Meksiko Siti.

Sipas të dhënave zyrtare, diplomatët ishin duke udhëtuar në një rrugë kryesore në qytezën e Kuernavakës, kur ndodhi incidenti gjatë së shtunës.

Ndonëse të dhëna të hollësishme nuk janë publikuar ende, besohet se mjeti u ngatërruar prej autoriteteve si makina e një trafikanti të njohur droge të zonës.

Në një komunikatë, Uashingtoni bëri të ditur se është duke punuar ngushtësisht me policinë meksikane për zbardhjen e ngjarjes.

Një zëdhënëse konfirmoi se dy diplomatët janë duke marrë “përkujdesje të përshtatshme mjekësore, ndërsa raportohen në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën”.

Plumbat goditën punonjësit e ambasadës në këmbë dhe në stomak. Mjeti ndaj të cilit u qëllua ishte privat dhe si i tillë, nuk ishte i pajisur me shenjat dalluese të një makine diplomatike.

Top Channel