Meksikë, martesë masive në burgje

25/08/2012 20:40

Mbi 100 çifte kanë lidhur kurorë prapa mureve të burgut në qytetin kufitar meksikan Ciudad Juarez, të rrënuar nga lufta mes bandave rivale të drogës.

Qëndra e rehabilitimit social strehonte gjithsej 103 çifte. Një nga të burgosurit, Andres Dominguez, thotë se martesat do t’i japin të denuarve mundësinë e rindërtimit të jetës kur të fitojnë lirinë. “Kur të dalim që këtu, do të vazhdojmë jetën duke i shmangur telashet. Ështe më mirë kur nis të rindërtosh gjithçka dhe këtë e fillon me familjen”, u shpreh i burgosuri.

Pjesemarres ne ceremoni ishte dhe drejtori shteteror i regjistrit te gjendjes civile, i cili i informoi çifte perpara marteses mbi te drejtat e tyre ligjore dhe detyrimet.

Sipas tij, martesa do te kete rendesi kyce per riintegrimin e te burgosurve ne shoqeri. Kjo konsiderohet pjese e rendesishme e procesit dhe ne te ardhmen, mund te sherbeje si baze per shtrirjen e idese.

Në perfundim te ceremonise, çifteve iu lejua te fotografonin regjistrimin e marteses nga autoritetet e burgut. Ciudad Juarez eshte nje rajoneve qe ka perjetuar vrasjet me te madhe ne vend me ne sfond luften per kontrollin e lendeve narkotike.

Gati 7 000 vete kane vdekur atje gjate 5 viteve te fundit dhe trupat e nje pjese te mire te viktimave, jane groposur ne shkretetirat perveluese te Çihuahuas.

Top Channel