Aksidentet, ndërron jetë çiklisti 62-vjeçar

25/08/2012 18:55

Një ditë pasi tre këmbësorë gjetën vdekjen të përplasur nga automjete, rrugët e Shqipërisë rikthehet të përgjaken përsëri këtë të shtunë.

Shtetasi Nikollë Vorfi, 62-vjeçar, gjeti vdekjen në superstradën Lezhë-Fushë Krujë, pasi u godit nga një mjet i paidentifikuar ndërsa po lëvizte me biçikletën e tij.

Aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të Mamurrasit, ndërsa po ponohet për të zbardhur autorin dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Një ditë më parë, aksidentet me pasojë vdekjen i morën jetën tre këmbësorëve, dy prej të cilëve brenda Tiranës dhe tjetri pranë Bathores, në periferi të kryeqytetit.

Top Channel