The Sun publikon fotot nudo të princit

24/08/2012 10:25

Paralajmërimet e familjes mbretërore për ndjekje ligjore ndaj mediave që publikojnë fotot nudo të princit Harry, për shkak se ato përbëjnë shkelje të privatësisë, duket se nuk shërbyen aspak.

Tabloidi britanik, The Sun vendos të thyejë kërkesën e familjes mbretërore dhe publikon e para në Britani fotot nudo të princit, i treti në kurorën britanike.

The Sun, në pronësi të manjatit mediatik, Rupert Murdoch vendosi në faqe të parë njërën prej 2 fotove të njohura deri më tani nëpërmjet TMZ-së me argumentin se ky botim është në interes të publikut.

“Fotot kanë ndikim të drejpërdrejtë në imazhin e princit që përfaqëson Britaninë e Madhe nëpër botë”, shkruan The Sun.

Fotografitë në fjalë tregojnë Harry-n 27-vjeçar dhe një vajzë të re të zhveshur në një dhomë hoteli, rrjedhojë siç u sqarua më pas, e një loje të përfunduar keq: kush humbiste në bilardo duhet të hiqte të gjitha rrobat e trupit.

Festa e grupit ishte organizuar në një suitë që kushton 5 mijë paund nata. Besohet se fotot janë marrë me një telefon celular.    

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA