Për herë të parë në një takim trepalësh, Trump, Putin dhe Xi Jinping pritet të diskutojnë për armët bërthamore
Ura Yangmingtan në qytetin Harbin në Kinë përfundoi në muajin nëntor dhe në atë kohë u cilësua si kryevepra e radhës e industrisë së ndërtimit në Kinë, një urë që arrinte mbi 15 kilometra gjatësi.
Por ende pa mbushur vitin e parë të vënies në punë, një sektor prej 100 metrash i kësaj ure është shembur duke shkaktuar vdekjen e të paktën 3 personave. Dëshmitarët, e cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, thanë se krejt papritur 3 këmbë të urës u këputën dhe u shembën duke mohuar që më parë të kishte një shpërthim.
Shkaqet e sakta të shembjes së urës nuk dihen ende, por autoritetet njoftuan nisjen e hetimeve ndaj kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e kësaj vepre publike, për të verifikuar nëse janë zbatuar standardet në ndërtimin e objektit.
Ndërtimet në Kinë shpesh janë jashtë standardeve, pak javë më parë, një pallat në ndërtim e sipër, u shemb në provincën Heilongjiang duke shkaktuar vdekjen e të paktën 2 punonjësve.
Top Channel