Stërvitja SHBA-Japoni, zemërohet Kina

23/08/2012 00:00

Në kulmin e tensioneve me Kinën, Japonia nisi një stërvitje ushtarake të përbashkët me Shtetet e Bashkuara ku do të simulohet reagimi i forcave të armatosura në rast të sulmit të ndonjë ishulli.

Në stërvitje janë përfshirë luftanije, aeroplan mbajtëse dhe mijëra trupa të tjera detare e ajrore. Stërvitja do të zgjasë deri më 30 gusht.

Këto manovra kanë sjellë reagimin e ashpër të Kinës. “Të këqinjtë shkaktojnë keq të bashkuar”, deklaroi një gazetar i televizionit CCTV, ndërsa e përditëshmja Global Times shkruan se Kina duhet të përgatitet për një përballje të mundshme ushtarake me Japoninë dhe SHBA-në.

Tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm ditët e fundit pas arrestimit nga ana e autoriteteve japoneze të disa aktivistëve kinezë në ishujt Senkaki, grup ishujsh të pabanuar mbi sovranitetin e të cilëve pretendon edhe Kina. Në një tjetër front, Japonia është përfshirë në konflikt diplomatik edhe me Korenë e Jugut, sërish për një grup ishujsh të pabanuar.

Top Channel