
Familja Beckham po kalon çaste të këndshme e mbledhur në Los Angeles,
pasi prindërit David dhe Victoria u përfshinë në ceremonitë e zhvilluara
në Lojërat Olimpike.
David, si gjithnjë është një baba shumë i kujdesshëm, ndërsa mban në krahë vajzën e tij 1-vjeçare Harper. Bashkë me Vic dhe dy djemtë Romeo dhe Cruz, ata qëndruan për pak orë në një qendër tregtare. Shkollat kanë nisur në Kaliforni dhe mesa duket kjo ka qenë arsyeja që djali Brooklyn ka qëndruar në shtëpi, ndoshta për të bërë detyrat e shtëpisë.
David, dukej shumë trendy me një kapuc të zi, t-shirt dhe pantallona të shkurtra jeshile, ndërsa Victoria si gjithnjë me ‘look chic’, e veshur me një fustan të kuq të shkurtër duke treguar trupin e saj të bukur dhe të hollë.
Top Channel