Amerikë e Jugut, pabarazia në rritje

23/08/2012 00:40

Një studim i Organizatës së Kombeve të Bashkuara vertetoi se diferenca midis të pasurve dhe të varfërve në Amerikën e Jugut është duke u zmadhuar me ritme galopante.

Raporti i publikuar ditën e mërkurë nga Agjensia e OKB-së për të Dhënat Demografike, vlerësonte se shtresa e 20% më të pasur në vende latine, fiton më shumë se 20 herë se 20% më i varfër në të njëjtat shtete.

Sipas studimit, vendi me pabarazinë më të madhe është Guatemala, ndërsa ai me më pak pabarazi Venezuela.

Njëkohësisht, studimi vlerësoi Amerika e Jugut është kontinenti më i urbanizuar i botës, me tetë në dhjetë persona që jeton në qytete dhe kjo e bën edhe më alarmant këtë nivel të madh ndryshimi midis shtresave, pasi të varfërit në shumicën e rasteve nuk janë në gjendje të kultivojnë të paktën ushqimet e tyre.

Sipas raportit, deri në vitin 2050, nëntë në dhjetë latinë do të jetojnë në qytete dhe shtetet përkatëse duhet të përqendrohen në këtë periudhë për të rritur mirëqënien e tyre, ngadalësuar ritmet e rritjes së popullsisë dhe nëpërmjet shtimit të programeve sociale për rritjen e barazisë.

Top Channel