Tajvan, rrezik nga tajfuni Tembin

22/08/2012 08:30

Rrezik në Tajvan nga tajfuni Tembin që do të sjellë shira të furishme dhe erëra të forta.

Sipas ‘Focus Taiwan’, edhe ushtria është mobilizuar për të përballuar dëmet që do të shkaktojë një shpejtësi ere prej 145 km/h.

Të enjten në Tajvan pritet tajfuni që ka prekur tashmë disa zona në Filipine.

Tembin është një tajfun i kategorisë 3 dhe pritet që pasi të kalojë Tajvanin të kthehet në tajfun të kategorisë së dytë në kohën që do i drejtohet Kinës.

Top Channel