SHBA, në alarm nga virusi afrikan

22/08/2012 23:45

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një prej me një epidemi të paprecedent të virusit të Nilit, i cili e ka origjinën e tij në Afrikën sub-sahariane.

Sipas informacioneve të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, deri të mërkurën ishin konfirmuar mbi 1 118 raste të prekura me këtë sëmundje vdekjeprurëse gjatë 2012-s.

41 prej të prekurve nga epidemia që përhapet nëpërmjet mushkonjave kanë humbur jetën.

Mesatarja e prekjes nga kjo sëmundje në SHBA është më e ulët se 300 raste në vit.

Në zonat më të prekura, autoritetet kanë nisur të bëjnë një spërkatje të re kimike me avionë, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e mushkonjave.

Aktualisht, shtetet më problematike në lidhje me prekjen nga epidemia paraqiten Teksasi dhe Dallasi.

Top Channel