Itali, dyndje klandestinësh afrikanë

22/08/2012 01:00

Më shumë se 400 emigrantë afrikanë mbërritën në ishullin italian të Lampeduzës gjatë tre ditëve të fundit, në atë që është rifillimi i një vale të re klandestinësh drejt brigjeve të Bashkimit Europian.

Gjatë fundjavës, roja bregdetare italiane u desh të ndërhynte për të shpëtuar në det mbi 350 emigrantë, shumica tunizianë dhe shtetas të Afrikës sub-sahariane.

81 të tjerë mbërritën ditën e hënë, ndërsa autoritetet malteze i erdhën në ndihmë të martën një varke të mbushur me 80 emigrantë.

Lampeduza dhe Malta janë dy territoret më të afërta të BE-së nga brigjet e Afrikës Veriore.

Shumica e klandestinëve udhëtojnë në kushte shumë të rrezikshme, në peshkarexha të mbipopulluara apo varka të vogla druri.

Italia u përball me një fluks alarmant emigrantësh gjatë krizës libiane të vitit 2011, por paqëndrueshmëria politike në vend bën që dyndje sporadike të vazhdojnë të ndodhin

Top Channel