Festat e çmendura të Princit Harry

22/08/2012 15:55

Skandal në familjen mbretërore britanike. Princi Harry i dha fund imazhit të mirë të krijuar pas paraqitjes në ceremoninë e mbylljes së lojërave olimpike.

Faqja amerikane e lajmeve gossip, TMZ publikoi disa foto të trashëgimtarit të tretë në radhë për fronin mbretëror. Fotot janë shkrepur në Las Vegas, ku Harry kishte udhëtuar për disa ditë pushime pas lodhjes në lojërat olimpike.

Në imazhet e publikuara duket qartë Princi Harry nën shoqërinë e të paktën një vajze, edhe ajo krejtësisht e zhveshur. Sipas TMZ fotot janë shkëputur gjatë një feste të organizuar nga Princi në suitën e tij në MGM, një ndër hotelet më të njohura të Las Vegasit.

Familja mbretërore pranoi autenticitetin e fotove dhe ftoi mediat britanike të mos i publikojnë ato. Ndërkohë, vetë Princi Harry u ka dhënë fund pushimeve të tij, duket të shfrenuara dhe është nisur menjëherë drejt Londrës.

Top Channel