Eva Longoria në konventën e Obamës
22/08/2012 19:25
Edhe Eva Longoria do të flasë në konventën demokratike të Charlotte, që do të hapet pas dy javësh.
Ish-shtëpiakja e dëshpëruar prej muajsh është rreshtuar përkrah presidentit Barack Obama për të mbledhur fonde dhe për të konsoliduar avantazhin e tij mes zgjedhësve latinë.
Duket se Obama, i cili po lufton për të siguruar një mandat të dytë në zgjedhjet e nëntorit, ka bërë një zgjedhje të mirë, duke qenë se aktorja konsiderohet si një prej femrave më “sexy” të planetit.
Top Channel