Vret prostitutën për të shkruar librin

21/08/2012 12:40

Ka vrarë një prostitutë dhe më pas ka shkruar një libër të frymëzuar nga ngjarja. Është historia e një 34-vjeçari italian që aspironte të bëhej shkrimtar.

Por gjërat nuk kanë shkuar sipas planit pasi Daniele Ughetto Piampaschet është arrestuar nga agjentët e policisë në qytetin e Torinos.

Trupi i prostitutës së vrarë u gjet në muajin shkurt në ujërat e lumit Po, zbulim pas të cilit karabinierët nisën hetimet dhe këto ditë arritën tek identiteti i të riut vrasës.

Piampaschet është autor i dorëshkrimit “Trëndafili dhe Luani”, që sipas mediave italiane i referohet takimit të tij me prostitutën nigeriane dhe historisë së dashurisë mes tyre, deri në vrasjen e vajzës.

Sipas hetimeve të kryera nga karabinierët, autori e ka kryer vrasjen duke e goditur disa herë viktimën me thikë, ndonëse në dorëshkrim flet për një vrasje me armë zjarri, dhe më pas e ka hedhur në lumë.

Top Channel