Rinis nga puna “miniera e vdekjes”

21/08/2012 04:05

Një prej minierave më të mëdha të platinit në botë, e ndodhur në Afrikën e Jugut, rinisi punën e saj pas përleshjeve të policisë me punëtorët që lanë të vdekur 34 grevistë.

Megjithatë, kompania që operon minierën, “Lonmin”, pranoi se për shkak të trazirave do ta ketë të pamundur të arrijë kuotën e paravendosur të prodhimit për këtë vit.

Sipas mediave vendase, humori i punëtorëve në minierë ishte i tensionuar, por i qëndrueshëm.

Një javë më parë, policia hapi zjarr ndaj turmës së punëtorëve të armatosur me hanxharë, pasi ata refuzuan të ulnin armët e ftohta.

Punëtorët paguhen 300-500 dollarë, por kërkojnë trefishimin e pagës.

Lonmin, prodhuesi i tretë më i madh në botë i platinit, u shpreh se nuk do të plotësojë kërkesat, ndërsa e konsideroi grevën si të paligjshme.

Top Channel