“Përdhunimi legjitim”, Romney nën akuzë

21/08/2012 00:20

Deklarata e kongresistit republikan, Todd Akin, shkaktoi një furtunë të vërtetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai foli për aftësinë e trupit femëror për të parandaluar një shtatzani, në rastin e “përdhunimit të ligjshëm”. Ai e tha këtë gjatë një interviste televizive, ku iu desh të shpjegonte pikëpamjen strikte për abortin.

”Nëse është një përdhunim legjitim, trupi i femrës ka mënyrat e veta për ta ndaluar. Por, le të supozojmë se ndoshta nuk funksionon kjo, mendoj se duhet të ketë ndonjë ndëshkim, por ndëshkimi duhet të jetë për përdhunuesin dhe jo të për fëmijën”, u shpreh Akin në një televizion kombëtar.

Intervista ndezi reagime te ashpra në Shtetet e Bashkuara, duke sulmuar si pikëpamjen shkencore të Akin, si dhe termin “përdhunim legjitim”.

Shumë prej tyre e quajten ate injorant për traumen emocionale dhe fizike qe shkakton nje perdhunim.

Akin, i cili kandidon për senat në Misuri tha se ishte keqkuptuar, por kundershtaret demokrate thane se keto komente shkonin “pertej çdo te kuptuari”.

Presidenti Obama i quan fyese fjalet e kongresistit duke thene se nje perdhunim eshte nje perdhunim.

Mitt Romney i quajti fjale “fyese, te pafalshme dhe te gabuara”. “Kam nje menyre krejt tjeter per t’i pare gjerat”, tha ai, duke kerkuar prej kolegut te partise korrigjimin e deklaratave te pabaza.

Akin kerkoi ndjese per komentet mbi abortin, por kundershtoi thirrjet per te lene garen per senat ne Misuri kunder demokrates Claire Mc Kescill.

Top Channel