Athina zyrtare përgatitet në mënyrë të ethshme për vizitën e kreut të Eurogrupit, Jean-Claude Juncker, në kryeqytetin grek të mërkurën pasdite.

Dëshpërimi dhe alarmi në stafin qeveritar për ndryshimin e strategjisë politike dhe ekonomike ka lindur menjëhere pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Gjerman përgjatë vizitës së homologut të tij grek në Berlin, se Gjermania nuk do të zbusë kushtet e marrëveshjes së reformave.

”Qëndrimi ynë është i qartë dhe ne sigurisht e kemi shprehur atë. Ne jemi të bindur se një zbutje e konsiderueshme e marrëveshjeve dhe reformave të rëna dakord nuk është e mundur për aq kohë sa qeveria gjermane ka shprehur shqetësimin e saj”, deklaroi ministri Guido Ëesterëelle.

Pas gjuhës së ashper të Berlinit, kreu i diplomacise greke ka kërkuar jo vetëm nga funskionarët gjermanë, por edhe nga parnerët europianë, të paktën një përpjekje për ndalimin e deklaratave që shtyjnë çdo ditë e më shumë Athinën larg zonës së monedhës së përbashkët.

”Ne duam të arrijmë objektivat qe i kemi vendosur vetes. Në të njëjtën kohë unë do t’u kërkoja të jeni të kujdesshëm në ato që ju deklaroni për ne”, u shpreh Dimitris Avramopoulos, shefi i diplomacisë helene.

Për të zbutur situaten e krijuar, Kryeministri Grek do t’i paraqesë presidentit të Eurogrupit paketën e masave me vlerë 14 miliardë euro, 2,5 miliardë më shume se sa parashikimi, në mënyrë që të përfitoje Greqia kestin e fundit prej 31.5 miliard euro të paketës së shpëtimit.  

Sipas qarqeve politike, nëse Juncker bindet qe greket kesaj here jane te vendosur te zbatojne reformat, ndoshta do te influencoje tek Kancelarja Gjermane Merkel, per te zbutur linjen e ashper gjermane, duke dhene nje periudhe kohore shtese per pagesen e borxheve nga Athina zyrtare ose nje pakete tjeter financiare per Greqine.

Deklarata e re e tij, se dalja e Greqise nga euro eshte teknikisht e realizueshme, por politikisht e pamundur ka zbutur disi atmosferen e rende ne vend.

Me interes jashtezakonisht te madh, jo vetem per Greqine, por edhe per fatin e Eurozones, pritet takimi i se premtes i Kryeministrit Grek Samaras me Kancelaren Merkel, e më pas me Presidentin Francez, Francois Hollande dhe kreun e BQE-së, Mario Draghi.

Per greket do te ringjallej shpresa nese Merkel do te deklaronte se Greqia duhet te qendroje ne Eurozone.

Per tregjet do te vinte qetesia nese BQE do te riperseriste blerjen e bonove shteterore te thesarit, per te ndihmuar vendet ne problem te Europës së Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA