Nuk i jep pije alkoolike, minorenët e rrahin

20/08/2012 13:00

Në një lokal në Lido di Camaiore (në Toskanë të Italisë), një barist refuzoi t’i jepte pije alkoolike një grupi minorenësh dhe në këmbim është rrahur nga këta të fundit.

Baristi është dërguar në spital si pasojë e goditjeve me grushta e shkelma nga një grup prej pesë djemsh, katër prej të cilëve minorenë.

Burri nuk kishte pranuar t’i jepte pije alkoolike djalit që kishte mbushur moshën kur kuptoi që porositë ia dërgonte më pas shokëve minorenë.

Kur baristi i ka kërkuar të largohen nga lokali, djemtë e kanë dhunuar fizikisht.

Top Channel