Siri, luftë edhe në festë

19/08/2012 16:55

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Asad u shfaq në publik duke u lutur në ditën e Fiter Bajramit, por ofensiva e ushtrisë së tij vazhdon, duke vënë në shënjestër kryengritësit në Damask dhe Alepo.

Refugjatet siriane ne Turqi dhe Jordani po festojne larg shtepive. “Shpresojme ta festojme ne Siri, heren tjeter, kur te kete ikur ai i pafe”,  tha njeri prej tyre, i vendosur ne kampin e Jailadagit ne Turqi.

Ne kampin Zaatari, prane qytetit Mafrak në Jordani shume refugjate thone se nuk mund te festojme kur vendi vazhdon te bombardohet dhe kur çdo dite shtohet numri i viktimave. Agjensite e ndihmave i dhane dhurata femijeve, qe ashtu si prinderit duan te kthehen ne shtepi. Mbi 170 mije siriane kane gjetur strehe ne vendet fqinje; Turqi, Jordani, Irak dhe Liban.

Ndërkohë, udheheqesit palestinezë dhe mijëra besimtarë muslimane po festojnë “Fitër Bajramit” në Jeruzalem, Bregun Perendimor dhe Gaza. Besimtarët u mblodhën në xhaminë al-Aksa, ne qytetin e vjeter te Jeruzalemit, vendi i tretë i shenjte i muslimaneve në botë. Pas kësaj  shumë prej tyre ndalen ne varret e të pareve.

Në Ramallah te Bregut Perendimor, besimtarët e bashkuan në ndertesen presidenciale për lutjet e mengjesit.

“Ne shenojme sot Fiter Bajramin”, tha udheheqesi i autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, “pas perfundimit të Ramazanit. Urojmë vendin dhe shpresojme qe viti tjeter te jete viti i lirise, të kemi shtetin e Palestinez dhe Jeruzalemin si kryeqytetin e tij”.

Në qytetin e Kan Junis-it në jug të Gaza Siti, mijera njerez moren pjese ne lutjen e drejtuar nga udheheqesi i Hamas-it Ismail Hanijeh.

“Gaza dhe Palestina do te jene burim stabiliteti dhe sigurie per Egjiptin dhe Sinain, Rafah dhe Al Arish”, tha ai. “Kurre ‘sdo te jemi burim kercenimi apo rreziku per popullin krenar egjiptian”.

Ne Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, presidenti Hamid Karzai bashke zyrtare te tjere u mblodhen ne xhamine qe ndodhet ne pallatin presidencial. Pas lutjes, ai gjate fjalimit denoi aktet e dhunes gjate muajit te shenjte te Ramazanit.

Indonezia, vendi me popullsine me te madhe ne bote lutet ne diten e shenjte te Fiter Bajramit. Mijera muslimane u mblodhen ne xhamine Al-Azhar ne Xhakarta.

Edhe ne Rusii mijera myslimane, shume prej tyre te ardhur nga Azia Qendrore u luten ne xhamite e Moskes, ku jane shtuar masat e sigurise pas sulmeve kunder besimtareve myslimane ne jug te vendit.

Top Channel