Shpërthime në Libi, viktima

19/08/2012 08:30

Në Tripoli, kryeqyteti i Libisë, dy persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të dy bombave.

Sipas BBC, një nga bombat shpërtheu pranë akademisë ushtarake të femrave, ndërsa tjetra ishte vendosur pranë Ministrisë së Brendshme.

Disa persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga këto dy sulme që u kryen në mëngjes herët.

Këto janë viktimat e para në Libi nga sulme me eksploziv që nga rënia e Muammar Ghedafit vitin e kaluar.

Zyrtarët e sigurisë në vend fajësojnë për këtë ngjarje mbështetësit e ish-liderit libian.

Top Channel