Pakistan, arrestohet fëmija me sindromën Down

19/08/2012 11:10

Një vajzë 11-vjeçare e krishterë me sindromën Down është arrestuar në Pakistan për blasfemi.

Vogëlushja është akuzuar nga banorët e një fshati pranë Islamabadit se ka djegur disa faqe të Noorani Qaida, një manual për të mësuar leximin e Kuranit.

Sipas Ansa, policia ka bërë të ditur se Rifta Masih, banuese në Mehrabadi, ndodhet në qelitë e paraburgimit në pritje për të dalë para një gjyqi që do të vendosë për dënimin e saj.

Top Channel