NATO vret udhëheqësin taleban

19/08/2012 20:45

NATO njoftoi vrasjen e një udhëheqësi taleban dhe ndihmësit të tij në krahinat tribale lindore të Afganistanit.

“Malaui Nur Mohammad dhe ndihmësi i tij, Atiqullah ishin mes viktimave të një sulmi ajror të mirëkoordinuar nga ajri”, thuhet në deklaratën e NATO-s.

Dy viktimat, sipas Aleancës, ishin udhëheqësit talebanë në krahinën e Chapa Dara në provincën e Kunarit, pranë kufirit me Pakistanin ku edhe është e përqendruar më shumë veprimtaria talebane.

Provinca e Kunarit është vendosur shpesh nën sulme nga ajri edhe nga Pakistani në kuadër të luftës kundër militantëve talebanë dhe shpesh është shndërruar në mollë sherri mes Kabulit dhe Islamabadit që kanë hedhur akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit për mungesë vullneti në luftën kundër terrorizmit.

Top Channel