
Do ketë martesë Jolie-Pitt apo jo? Prej ditësh qarkullojnë zëra kundërshtues. Njëherë flitet për martesë, madje publikohen edhe detajet e ceremonisë, e më pas përgënjeshtrohet gjithcka.
Kryebashkiaku i qytezës piktoreske të Correns (aty ku mediat flasin se do të mbahet ceremonia) Michael Letz përgënjeshtroi zërat se kanë nisur përgatitjet për organizimin sa më perfekt të martesës mes Brad Pitt dhe Angeline Jolie.
“Nuk ka absolutisht asnjë ceremoni martesore në calendar. Janë të gjitha gënjeshtra, s’ka asgjë të vërtetë në këtë mes”, tha ai.
Por pavarësisht kësaj, tabloidi britanik, Daily Star këmbëngul dhe shprehet i bindur se dita e lidhjes së kurorës Pitt-Jolie është e afërt. Tabloidi shkruan në edicionin online për një festë të organizuar nga Brad Pitt në Londër me miqtë e tij, përfshirë edhe regjisorin Guy Ritchie, për t’i dhënë fund “beqarisë”.
Top Channel