Me mijëra besimtarë myslimanë në qytetin e Kavajës kanë dalë mëngjesin e sotëm për të kryer ritet që kulmojnë muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në ditën e Fiter Bajramit, pas faljes, besimtarët kanë dëgjuar predikimet e klerikëve myslimanë.
Më pas festa ka vijuar me organizimet e Bashkisë së Kavajës që për besimtarët ka sjellë në sheshin qendror të qytetit një program festiv me këngë e valle tradicionale.
Bashkia ka ofruar për besimtarët edhe një tortë 15 metra të gjatë që u është shpërndarë me rastin e kësaj feste.
Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë së Kavajës, u shpreh: “I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë gëzuar festën e Fiter Bajramit. Harmoni, lumturi dhe paqe në familjet e tyre. Këtë vit janë dyfishuar përmasat e tortës e shpresoj të dyfishohet edhe begatia për qytetarët.”
Top Channel