Në emisionin e së shtunës “Poke”, prezantuesja Albana Osmani zhvilloi një intervistë virtuale me një personazh të famshëm të botës muzikore. Bëhet fjalë për Besnik Qakën, vokalistin e NRG Band.
Ai është një person i famshem për shkak të talentit të tij në muzikë. Sigurisht, në grupin e tij muzikor janë disa prej familjarëve të tij, por këtu e pak muaj, një prej lajmeve jo fort pozivite, për të mos thënë shumë negtive, ka ndikuar keq edhe në karrierën e tij muzikore.
Albana: Përshëndejte, Besnik. Citova që në fillim të kësaj interviste një skandal që ka përshfirë emrin tënd jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri e Maqedoni, sikurse tashmë është bërë e zakonshme. Të treja vendet në portalet e tyre, në veçanti online, komunikohet rreth artistëve të shoë biznesit shqiptar. Këtu e pak vite më parë, ndërsa flisnim që mbreti i muzikës pop Michael Jackson akuzohet për pedofili, ne si prezantues duke dashur fort muzikën e tij kishim tendencën për ta mbrojtur figurën e tij, sepse gati-gati na dukej e pabesueshme akuza dhe si rrjedhojë në përballjet e tij në gjyqet e vazhdueshme ai doli i pafajshëm. Po tani, çfarë po ndodh në jetën tënde? Dua të më zbardhësh këtë histori që nga fillimi deri në këto momente që po komunikojmë së bashku në Top Channel. Çfarë ka qenë kjo akuzë? Kush ka qenë kjo vajzë? Si ka ardhur e gjithë kjo ngjarje, që për të thënë të vërtetën, ka ndikuar negativisht në karrierën tënde?
Besniku: Së pari, kurrë në jetën time nuk kam rënë në probleme kaq të rënda. Ka qenë një akuzë shumë e rëndë edhe për mua edhe për familjen time. Me thënë të drejtën, këtë problem e quaj një skandal total, sepse unë rastësisht jam përfshirë në këtë ngjarje. Nuk e di?! Nuk ka të bëjë as me vajzën. Nuk e njoh këtë person. Thjesht ka qenë një mosmarrëveshje ku unë nuk e di as si jam përfshirë. Kështu që normalisht s’kam thënë as nëpër media per këto gjëra, pasi kam dashur të them se jam i pafajshëm. Unë kam qëllim të bëj karrierë, kështu që më ka prekur emocionalisht shumë kjo punë, kështu që po mundohem ta tejkaloj sa më lehtë dhe më kollaj. Gjithësesi, po pranoj thjesht të flas nëpër media dhe ta diskutoj këtë temë, mos të zhgënjej fansat e mi që t’u tregoj të vërtetën se nuk ka asgjë të vërtetë këtu. Thjesht ka pasur spekulime dhe gazetat e kanë bërë të madhe.
Albana: Ky është thjesht një trillim gazetaresk, po më thua? Ti nuk je përballur asnjëherë në një sallë gjyqi me një vajzë të mitur e cila të akuzon ty?
Besniku: Unë gazetarët i kuptoj shumë mire, sepse ato duan të shesin gazeta. Por në një farë mënyre më ka ardhur shumë keq pse e trillojnë pak a shumë lajmin, nuk e tregojnë të vërtetën se ky lajm në disa versione është shpërndarë me titujt “pedofili”, “dhunimi”, a ku di unë çfarë. Unë nuk i kam kujt ndonjë borxh. Jam shumë mirë, por kjo çështje po më pengon shumë emocionalisht. Unë po besoj se ndoshta kjo mund të ketë një prapavijë krejt tjetër, ndoshta i pengon dikujt karriera ime, suksesi im, po unë jam shumë në rregull, jam shumë ‘ok’ dhe do të qëndroj pas kësaj pune sepse në shtator do të zhvillohet një seancë gjyqësore. Nuk është seancë gjyqësore, por një konfirmim për atë se çfarë ka ndodhur.
Albana: Që të jemi të qartë, cili është versioni real? Versioni ka dy pista, unë dua tëndin.
Besniku: Ky është ai versioni real që të thashë. Të them të vërtetën, në fillim nuk kam ditur edhe për çfarë jam akuzuar. Mandej është një pështjellim shumë i madh. Nuk e di as vetë se si kam arritur deri te ky rast. Kjo ka të bëjë me disa persona të tjerë që unë nuk i njoh, as nuk e di si erdha unë deri aty. Edhe unë mezi po pres të zhvillohet seanca gjyqësore që të zbardhet e vërteta, sepse vërtet mua më ka prekur kjo punë shumë, sepse jemi të angazhuar me projekte muzikore dhe kjo po më pengon. Po ma merr atë energji që duhet të kem për punën time.
Albana: Besnik, prandaj ne po i kushtojmë këtë kohë televizive, për të marrë vesh këtë të vërtetë, për ta zbardhur për gjithë publikun, sepse sigurisht fansat e tu janë të shumtë në Shqipëri, falë kjo dhe trofeve që ke rrëmbyer në edicionet e ndryshme të ‘Top Fest’. Gjithësesi, unë në linje paralele me ty kam edhe gazetarin që është bërë pjesë e programit “Poke” në të tretën puntatë të tij, Eraldo Rexho, kryeredaktor i suplementit “Bluetooth” dhe do të doja një komunikim tuajin të përbashkët, sepse sigurisht ai përfaqëson median e shkruar. Eraldo, çfarë është reflektuar në median e shkruar në Shqipëri?
Eraldo: E dëgjova Bensikun se çfarë tha. Ka qenë një trillim nga ana e gazetarëve, që për të shkruar këtë lajm mediat shqiptare i janë referuar mediave kosovare, ndërkohë që ato kosovare i janë referuar gjykatës në të cilën ka një padi për liderin e grupit NRG Band dhe në akt-padi thuhet se, në tetor të vitit 2008 Besniku ka detyruar një të mitur për të kryer marrëdhënie në një hotel në dalje të Prishtinës. Unë nuk e di sa e vërtetë është kjo, por pyetja që doja t’i drejtoja Besnikut është: A ka pasur një komunikim Besniku me avokatët apo me palën paditëse? Cilat janë pretendimet e tyre?
Besniku: Këto janë disa citime apo ajo deklaratë që nuk e di as kush i ka shkruar? Ajo vajza thjesht ka thënë: ‘Ky është Besnik Qaka, anëtar i NRG Band. Unë e njoh’, dhe kaq. As nuk ka thënë ajo që kemi pasur… Krejt e kundërta. Kur kemi dal në gjyq ka qenë e kundërta e asaj çka flitej në akuzë.
Eraldo: Besnik, për çfarë arsye është bërë ky gjyq, sepse nuk po kuptojmë?! Besniku thotë se fjalët e lëna në media nuk janë fjalë të vëna në akt-akuzë. Për çfarë po bëhet gjyqi?
Albana: Pse duhet të bëhej një përballje në fund të fundit, nëqoftëse është thjesht një sajesë nga ana e gazetarëve?
Besniku: Për atë arsye është edhe pse u bë gjyqi, për të vendosur se pse u bë kjo punë dhe kush është prapa kësaj historie që po ndodh kjo rrëmujë. Në shtator do të mbahet seanca e radhës dhe aty presim që të përfundojë e gjithë kjo rrëmujë, sepse më ka mërzitur shumë.
Eraldo: Besnik, për çfarë arsye ti u përfshive në një proçes gjyqësor? Cila ishte arsyeja? Ti besoj e ke lexuar akt-akuzën. Çfare thoshte akt-akuza për ty kur je thirrur në gjyq?
Besniku: E thash edhe më herët, presim që drejtësia të zbardhë në seancën e radhës, pastaj do shohim se çfarë qëndron prapa saj, sepse une e di që jam i pafajshëm dhe me zor po pres të vijë seanca gjyqësore dhe t’i japim fund kësaj rrëmuje.
Albana: Besnik, a e njeh ti atë vajzën e vogël?
Besniku: Nuk e njoh. Ajo më njeh mua thjesht si këngëtar.
Albana: Besnik, një të dashur ke në jetën tënde që e ka dëgjuar gjithë këtë histori?
Besniku: Nuk jam i dashuruar, nuk kam të dashur, sepse s’po na lë muzika. Jam i angazhuar ‘non stop’. Edhe po të kisha pasur të dashur, nuk do të kishte pasur problem, sepse jam i pafajshëm.
Albana: E nisa tek e dashura, duke dashur të dal te njerëzit që të rrethojnë, tek njerëzit e tu të ngushtë, te familjarët për më tepër, që janë tashmë dhe pjesë e grupit NRG Band. Si kanë reaguar në lidhje me këtë akuzë?
Besniku: I ka ardhur keq të gjithëve. Jo vetëm anëtarëve të grupit, por edhe familjes, shoqërisë, fansave. Më kanë marrë në telefon dhe të gjithë e kanë besuar pafajësinë time. Më erdhi mirë që më kanë përkrahur të gjithë. Jam shumë i lumtur sepse sa më shpejt dua të zbardh fatin dhe për t’i treguar edhe fansave se nuk ka asgjë të fundit nga ajo që kanë dëgjuar.
Eraldo: Pas përballjes së fundit ku Besniku thotë se do të dalë i pafajshëm, a ka në plan të bëjë një padi për shpifje, duke qenë se imazhi i tij këtë kohë…?
Besniku: Kam 2 avokatë që po merren me këtë akuzë dhe më vonë mund t’i angazhoj për të shikuar gabimet e njerëzve. Nuk mund t’i përfshij të gjithë kur flitet për gazetarë, sepse janë të tjerët që e kanë publikuar lajmin dhe të tjerët e kanë bërë copy-paste. Ata të parët që e kanë bërë gabimin mund të bëjnë disa konsultime.
Albana: Ti thjesht dëshiron të sistemohesh mediatikisht. Po karshi vajzës? Nuk e di se sa vjeç është ajo tani, duke qenë se akuza datonte në vitin 2008. Pas asaj vajze dikush tjetër do të jetë?
Besniku: Gazetat kanë shkruar se unë kam dhunuar një femër në moshën 16-vjeçare. A ka familje ajo vajzë dhe unë a jam aq i lirë të shkoj anembanë Kosovës, të bëj koncerte edhe të mos kem frikë që prindërit e saj do të kërcënojnë ose diçka e tillë?! Unë gjatë gjithë sezonit të verës kam bërë muzikë, kam shkuar nëpër koncerte sepse nuk i kam borxh askujt, nuk i kam bërë asgje të keqe kërkujt. Prandaj po them që me zor pres të mbahet seanca në shtator dhe unë të lirohem prej kësaj rrëmuje, sepse më ka penguar dhe më ka rënduar shumë keq.
Albana: Të ka rënduar edhe emocionalisht. Dukesh edhe nga mënyra se si po prehesh në “Poke”. Vajza ka qenë 16 vjeç në vitin 2008?
Besniku: Nuk e di, sepse nuk kam të bëj me këtë rast. Edhe gazetarët kur më kanë pyetur më janë drejtuar mua. Unë nuk kam të bëj fare, nuk i di as moshën, asgjë. Jam përfshirë aksidentalisht në këtë rrëmujë dhe jam duke pritur të dal me faqe të bardhë. Nuk kanë për t’u zhgënjyer as fansat e mi, as fansat e NRG Band.
Eraldo: Nuk ka asnjë ndërhyrje tjetër për sa kohë Besniku këmbëngul që me vajzën nuk ka asnjë njohje, domethënë edhe Besniku nuk është fort i qartë për atë që vajza ka thënë në akt-akuzë. Ne presim seancën e shtatorit për të zbardhur të vërtetën se si do jetë.
Albana: Menjëherë do të publikohet edhe në median e shkruar e vërteta e zbardhur. Besnik, ne vazhdojmë së bashku në këtë lidhje në Skype. Unë uroj që të jetë dhe të ndodhë më e mira në shtator. Ne të presim në vazhdimësinë e festivaleve tona në ‘Top Fest’, në edicionet e tjera muzikore. Pyetja ime për videon e re që po realizoni: Ç’përmbajtje ka? Ku jeni duke e realizuar?
Besniku: Jemi në Prishtinë. Sot është dita e parë e xhirimeve. Do të xhirojmë edhe nesër. Mund të xhirojmë edhe disa ditë të tjera. Varet prej regjisorit. Shumë shpejt do të publikohet kënga, besoj tek Top Channel në Shqipëri. Shumë shpejt për këtë punë do t’ju informoj ekskluzivisht.
Albana: Çfarë ka ndryshe nga këngët e tjera dhe nga videot tuaja? Pak a shumë keni ruajtur zhanrin tuaj muzikor që deri diku identifikoheni? Ka ndonjë risi në këtë këngë të re, në këtë video?
Besniku: Është një këngë që me tingullin, dëgjimin e parë, publiku e di që jemi ne. Jemi munduar të ruajmë ngjyrën, NRG Band. Këngët dallojnë prej njëra-tjetrës, është çështje arranzhimi. Ndërsa stili, këngët kur i bëjmë mundohemi të ruajmë formën dhe ngjyrën e NRG Band. Kënga është ritmike. Po zbuloj një sekret, është një këngë e ripërpunuar. Ka qenë një këngë qytetare-popullore e vjetër dhe ne e kemi rikthyer në zhanrin tonë, në ngjyrën e NRG Band. Nuk po zbulojmë më shumë, do ta shihni në të ardhmen.
Top Channel